
TIRANË- Kushtrim Selimi është arratisur sërish, por kësaj here është larguar fare nga Shqipëria. Edhe pse në korrik iu bllokua pasaporta, kjo nuk e ka ndaluar që të largohet nga vendi. Pasi Gjykata i 'zbuti' masën e sigurisë, Kreshnik Selimi u zhduk nga Shqipëria. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se Selimi ka kaluar nëpër Kosovë dhe më pas ka zbarkuar në Britaninë e Madhe, ku edhe ndodhet aktualisht.
Por nuk është i vetëm, bashkë me të është edhe e dashura, Rexhina Omeri.
Të dy kështu, përveçse në arrati, kanë shkelur ligjin dhe kanë thyer masën e sigurisë që ishte caktuar ndaj tyre. Selimi kësaj here kishte zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore. Përzgjedhjen e kishte bërë në zonën e Kallmit, ku edhe kishte ndërtuar një vilë në kodër, por me pamje nga deti. Edhe në çështjen e parë, kur akuzohej se kishte krijuar një portal gjobëvënës për të nxjerrë lajme të pavërteta për shefat dhe kolegët e tij në Policinë e Shtetit, Kushtrim Selimi nuk u gjet në banesë.
Ai u vetëdorëzua 1 muaj pas arrestimit të Omerit dhe të gazetarit Ervis Hasanagës./ZËRI