Aktualitet

Në ditën e Konferencës Shqipëri-BE, protesta për Zvërnecin do të zhvendoset edhe në Bruksel

Organizatorët u kanë bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë dhe vendet përreth që t’u bashkohen protestuesve përpara institucioneve të Bashkimit Europian.

zh.ll
Në ditën e Konferencës Shqipëri-BE, protesta për
foto ilustruese

TIRANË- Një protestë pritet të zhvillohet sot në Bruksel, në të njëjtën ditë kur mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Tubimi vjen pas 44 ditësh protestash të zhvilluara në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvendoset edhe pranë institucioneve europiane.

Thirrja për protestën në Bruksel u bë gjatë tubimit të 44-t të zhvilluar në bulevardin përpara Kryeministrisë në Tiranë. Organizatorët u kanë bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë dhe vendet përreth që t’u bashkohen protestuesve përpara institucioneve të Bashkimit Europian.

“Ju bëj thirrje të lajmëroni miq dhe shokë, të afërm që jetojnë në zonat përreth Beligjikës të bashkohen me shqiptarët e tjerë përpara institucionit të BE ku do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Tu tregojmë fytyrën e vërtetë dhe se çfarë duan më të vërtetë shqiptarët. Nuk gënjehemi me propagandën që duan të na sjellin nga Brukseli. Jemi ne të parët që duam BE por nuk e duam vetëm për një leje pune por që të jetojmë me dinjitetin e europianëve dhe në vendin tone”, u shpreh protestuesja.

Ndërkohë, protesta në Tiranë hyn sot në ditën e 45-të radhazi. Qytetarët vijojnë të mbajnë të njëjtën kërkesë kryesore, atë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Në të njëjtën kohë, sot në orën 19:00, pritet të nisë Konferenca e 9-të Ndërqeveritare në Bruksel, ku Shqipëria prite të shënojë një hap historik në rrugën e integrimit. Delegacioni i Shqipërisë në Bruksel, i cili kryesohet nga kryeministri Edi Rama do të ulet sot në Konferencën e Nëntë Ndërqeveritare me Brukselin për të mbyllur kapitujt 25, 26 dhe 30, të cilët përkojnë me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB