Aktualitet

Në kërkim nga Franca e Italia, arrestohet në Gjermani shqiptari

Shqiptari u arrestua në Itali për trafik droge.

f.t
Në kërkim nga Franca e Italia, arrestohet në Gjermani shqiptari
foto ilustruese

GJERMANI- Një 25 vjeçar shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Stacionin Qendror të Erfurt në Gjermani. Shqiptar figuronte në kërkimin policor nga Franca dhe Italia, raportojnë mediat e huaja.

Francezët e kërkonin të riun sepse ndaj tij ishte lëshuar një vendim kthimi si pasojë e shkeljeve të ligjit të qëndrimit. Nga ana tjetër 25-vjeçari u arrestua edhe nga autoritetet italiane pasi akuzohej për krime të lidhura me drogën. Shqiptari u arrestua sipas Aktit të Ndihmës Ligjore Ndërkombëtare në Çështjet Penale, IRG.

25-vjeçari shqiptar e ka kaluar natën në paraburgimin e policisë federale. I arrestuari është paraqitur sot pasdite në Gjykatën e Turingut. Heqja e lirisë u konfirmua nga gjyqtari dhe më pas shqiptari u dërgua në burgun Goldlauter, ku tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Italisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB