Aktualitet

Në kërkim për trafik droge/ Kapet 32-vjeçari shqiptar në Greqi, si la çantën me marijuanë në kufi dhe u arratis?

Sipas policisë greke, në periudhën 1 prill 2019-23 prill 2020, A.Xh është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë që u gjet në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. 

a.l
Në kërkim për trafik droge/ Kapet 32-vjeçari shqiptar
Shqiptari

GREQI- Një 32-vjeçar i kërkuar nga Interpol Albania ka rënë në prangat e policisë greke. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale A.Xh., nga Ksamili i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge. 

Sipas policisë greke, në periudhën 1 prill 2019-23 prill 2020, A.Xh është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë që u gjet në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. 

Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Berzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim A.Xh., dhe bashkëpunëtori i tij i identifikuar me iniciale D. A.

32-vjeçari rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës ne kuadër të operacionit “Transferimi” ku ranë në pranga katër persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuanë të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.

Gjithashtu, A.Xh., ka qenë më parë i dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, i’u gjet edhe një dorezë metalike.

Në vitin 2012 ai u vu në pranga, pasi ishte në kërkim, sërish për një plagosje të kryer në Ksamil. Sakaq, policia greke ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB