Aktualitet

Në pranga për mashtrimin e Vilma Nushit, ‘zbërthehet’ Lukaj

Lukaj tha se ai vetë nuk kishte dijeni se çfarë po ndodhte dhe se e vetmja gjë që ka bërë është të drejtojë makinën për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, që është njëkohësisht dhe djali i dajës së tij.

F.m
Në pranga për mashtrimin e Vilma Nushit, ‘zbërthehet’
Florian Gjergji dhe Vilma Nushi

TIRANË- Kristjan Lukaj, i cili u vu në pranga pasi bashkë me dy persona të tjerë mashtruan dhe tentuan t’i marrin 50 mijë euro Vilma Nushit, ka treguar se gjithçka është inskenuar nga Florian Gjergji. Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe për të tjera skema të këtij lloji që kanë pasur në shënjestër biznesmenët më në zë të Shqipërisë.

Përpara togave të zeza, Lukaj tha se ai vetë nuk kishte dijeni se çfarë po ndodhte dhe se e vetmja gjë që ka bërë është të drejtojë makinën për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, që është njëkohësisht dhe djali i dajës së tij.

Në pranga për të njëjtën çështje janë vënë edhe Alban Gjoni e Rudor Balla. Këta të fundit, dyshohet se janë personat që i kanë dërguar mesazhet dhe i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet.

Poll

MOS HUMB