Aktualitet

'Në xhep një milion nëse kalon'/ Përgjimet që fundosën bosin shqiptar që drejtonte trafikun e drogës nga burgu i Janinës

“Hekurat e burgut” me sa duket nuk e kanë ndalur ‘’Mondin”, i cili ka vijuar “aktivitetin e biznesit” të tij, i cili nuk ka hasur në asnjë pengesë pasi sipas dëshmive nëndrejtori i burgut jo vetëm ka mbyllur një sy, por ka pasur një rol aktiv në mënyrën sesi vepronte një organizatë kriminale.

E.K
'Në xhep një milion nëse kalon'/ Përgjimet që
Grupi

GREQI- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me rrjetin e korrupsionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në burgun e Janinës. Operacion që zbuloi dhe përfshirjen e shqiptarit, Edmond Përbashaj në trafikun e drogës. Ky i fuindit njihej dhe si “koka” e grupit. Përgjimet e kapura nga autoritetet greke kanë zbuluar se grupi po planifikonte një shitje të madhe të drogës, e cila do të kalonte 1 milionë euro.

“Hekurat e burgut” me sa duket nuk e kanë ndalur ‘’Mondin”, i cili ka vijuar “aktivitetin e biznesit” të tij, i cili nuk ka hasur në asnjë pengesë pasi sipas dëshmive nëndrejtori i burgut jo vetëm ka mbyllur një sy, por ka pasur një rol aktiv në mënyrën sesi vepronte një organizatë kriminale.

Biseda:

“Shefi”: Po të bëhet një punë tani, shok, do të marr shumë para

Zëvendësdrejtori: Nëse është kryer puna? Ku jashtë? Tani po prisni?

“Shefi”: Një pako për të kaluar, njëqind kilogram koka, shoku

Zëvendësdrejtori: Kur, mirë çdo gjë? Ndonjë një milionëshe? Sa është kjo?

“Shefi”: Një milion i pastër në xhep.

Zëvendësdrejtori: Në xhep një milion? Nëse kalon, nëse nuk kalon?

“Shefi”: Nëse nuk kalon vari…

Zëvendësdrejtori: Prit, 100 kilogramë koka, sa e paguar? E blerë?

“Shefi”: Këtu ato vijnë 2 milionë.

Zëvendësdrejtori: Prit o budalla, ti sa do ta paguash?

“Shef”: Do jap dy dhe do ta shes tre

Zëvendësdrejtori: Do marrësh tre?

“Shefi”: Do nxjerri një.

Ndërkohë po me bekimin e zv.drejtorit të burgut Mondi planifikonte të fuste në qeli edhe 21 mijë euro, por kjo gjë trente një nga punonjësit.

Biseda:

Punonjësi: Çfarë 21? Je mirë ti more?

“Shefi”: Po.

Punonjësi: Kjo që thua nuk është e mundur… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Sikur të ishte pak më e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.

“Shefi”: Nuk dua ti justifikoni.

Punonjësi: Je mirë mor djalë? Ku dreqin? Dhe ku duhet t’i vendos ato? Në mbathjet e mia?

“Shefi”: Merri jashtë…po ti marrësh paratë dhe t’i vendosësh diku? Nuk do të na kapin…Fshehi diku./ZËRI

Poll

MOS HUMB