TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliajt, wshtw paraqitur ditwn e sotme nw ambientet e Prokurorisw sw Posaçme (SPAK). Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.
Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.
Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”./ZËRI