Aktualitet

FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka 'junior', i bëjnë bashkë droga&vrasjet

ZËRI siguron fotot dhe zbardh akuzat ndaj Armando Ndrecës, Elvis Ndrecës, Arian dhe Vinçens Tukut, Miri Brulit, Blerim Abazit dhe Elvis Dukës, disa prej të cilëve tashmë të vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të mega-operacionit “Revanshi”, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë ende në arrati.

E.K
FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka
Arian dhe Vinçens Tuku, Mir Brulu, Blerim Abazi, Erlis Duka, Armando dhe Erlis Ndreca

TIRANË- ZËRI ka siguruar fotot e Armando Ndrecës, Elvis Ndrecës, Arian dhe Vinçens Tukut, Miri Brulit, Blerim Abazit dhe Elvis Dukës, disa prej të cilëve tashmë të vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të mega-operacionit “Revanshi”, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë ende në arrati.

1.       Armando Ndreca dhe Erlis Ndreca

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë Eduard Ndreca, është vënë në pragat e Policisë me urdhët të SPAK pas zbërthimit të mesazheve në Sky ECC, ku ai del i përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës, së bashku me kushërirrin e tij, Elvis Ndreca. Në përgjime, Armando Ndreca, flet kultivimin e kanabisit me Arian Tukun, kunatin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe Oltion Zefin. Po ashtu këta të fundit në bisedë përmendin dhe emrin “Edi”, të cilit i referohen si vëllai i Armando Ndrecës, por nuk ka ende të dhëna të sakta nëse deputeti Eduard Ndreca është i përfshirë në këtë skemë.  Armando Ndreca, u arrestua dhe disa javë më parë pas zbulimit të një stani me kanabis në Lezhë, por u la i lirë për mungësë provash. Në një foto të siguruar nga ZËRI dhe të shpërndarë në Facebook disa vite më parë nga Elvis Ndreca, deputeti i PS, Eduard Ndreca shihet në tavolinë krah ish-ligjvënësit socialist Arben Ndoka, tashmë në kërkim nga SPAK.

FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka
Kushërinjtë Ndreca

SPAK e akuzon Armando Ndrecën, për “Kultivim të lëndëve narkotike, kryer në formë të veçantë në kuadër të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminale” dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata penale apo grupi i strukturuar kriminal”. Ndërkohë kushëririr i tij, Elvis Ndreca, akuzohet për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, në veçanti flitet për ekzekutimin e Durim Bamit, mision i papërfunduar dhe pse ndaj tij u tentuan disa herë atentate, të cilat urdhëroheshin nga ish-deputeti socialist i Lezhës, Arben Ndoka.

FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka
Deputeti i PS, Eduard Ndreca në krah të Arben Ndokës

2.       Blerim Abazi

Blerim Abazi, tashmë i vënë në pranga nga Policia, me urdhër të Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit “Revanshi”, do të përballet me drejtësinë për dy vepra penale. Abazi, akuzohet nga SPAK se ka krijuar kushte për të ekzkeutuar Durim Bami, atentatet ndaj tij dështuan. Ai do të përballet me drejtësinë për akuzën e ‘Krijimit të Kushteve për të kryer vrasje” dhe “Pjesëmarrje në grup të struktuar kriminale”.

FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka
Blerim Abazi

3.       Miri Bruli

Miri Bruli rezulton të jetë pronari i resortit "Ara e Vjetër", në Velipojë, ndërsa ka lidhje fisnore me biznesmenin e arrestruar Pëllumb Gjoka, pasi rezulton ta ketë djalë daje. Bruli doli në përgjimet e Sky ECC si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Po ashtu në përgjime rezulton se ai ka ndihmuar Aldo Avdylajn, të futet ilegalisht në Shqipëri nga Mali i Zi me një varkë. Kështu nëse Avdulaj do të akuzohej për ndonjë ngjarje kriminale, ai nuk do të rezultonte fare në Shqipëri, duke fshirë kështu gjurmët. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon Brulin për “Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”, referuar rastit të Aldo Avdylajt.

FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka
Miri Bruli

4.       Arian dhe Vinçens Tuku

Arian Tuku, i arrestuar në Itali, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të operaconit “Revanshi”, është dhëndri i ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka dhe ky i fund në kërkim nga SPAK. Arian Tuku rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, dalë nga përgjimet e Sky ECC. Tuku sipas SPAK, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën, i njohur si “Leksi i druve”, ndërsa ka siguruar kushtet dhe për vrasjen e të “fortit” të Nikles, Durim Bami. Po ashtu, Arian Tuku, me origjinë nga Lezha, në 2020 ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Aleks Nderka i ka shpëtuar disa atentatve ndaj tij. Në vitin 2020 ai u plagos në superstradën Lezhë-Laç. Ai arriti tu shpëtonte dhe të shkonte vetë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Arian Tuku, do të përballet me drejtësinë për një sërë veprash penale, që nga “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, tek “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’ ‘Armëmbajtje pa leje”, “Kultivim i lëndëve narkotike” dhe “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”.

FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka
Arian dhe Vinçens Tuku

Ndëkohë, Vinçens Tuku, i cili rezulton të ketë punuar dhe si Specialist i lartë në Bashkinë e Lezhës, është një emër i njohur për autoritetet. Sipas SPAK, Tuku ka qenë po ashtu i përfshirë në grupin që do të eleminonte Aleks Ndrekën, ndërsa dyshohet se është i përfshirë dhe në atentatin e regjistruar disa muaj më parë në Rrilë të Lezhës, ku u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të makinës së Agron Pukës. Vinçens Tuku do të përballet me drejtësinë për akuzat e “Vrasjes me paramendin, e mbetur në tentativë”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Majtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

5.       Erlis Duka

Erlis Duka, është vëllai i vogël i Leonard Dukës, ose siç njihet ndryshe në botën e krimit me emrin “Princi Damian”. Duka junior, akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Fati i Ervis Martinajt mbetet ende i paqartë për drejtësinë shqiptare, pasi rezulton i zhdukur që prej 11 gushtit të vitit 2022. Ndërsa Erigers Mihasi u ekzekutua. Mihasi u vra në një pritë në zonën e Unazës së Re më 13 nëntor të vitit 2021. Ndaj makinës së tij u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa bashkë me të mbeti i vrarë dhe pasagjeri në mjet, i identifikuar si Armand Dumani, i paskeduar më herët nga policia apo i dënuar. Erlis Duka do të përballet me drejtësinë për akuzën e “Sigurimit të kushteve për vrasje”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Erlis dhe Leonard Duka janë ende në arrati dhe dyshohet se fshihen në Dubai.

FOTOT e para që dalin/ Nga kushërinjtë Ndreca, tek Tuku dhe Duka
Erlis Duka

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB