Aktualitet

Tenderi për matësin e ujit/ Lidhja me Klodian Zoton, Peleshi 2 orë në SPAK: S’kam asgjë për të thënë

Peleshi i është përgjigjur fletëthirrjes për t’u paraqitur në orën 10:00 në SPAK.

k.m.
Tenderi për matësin e ujit/ Lidhja me Klodian Zoton, Peleshi 2
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke iu përgjigjur fletëthirrjes për t’u paraqitur në orën 10:00 në SPAK. Pasi është marrë në pyetje nga prokurorja Enkelejda Millonai, ministri dhe ish-zv.kryeministri ka dalë pas 2 orësh që iu përgjigj pyetjeve të hetuesëve.

Por edhe pse është pyetur nga gazetarwt, ai nuk dha asnjë shpjegim.

“S’kam asgjë për të thënë,”- tha duke u larguar nga ambientet e SPAK-ministri.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se ministri Peleshi është pyetur për kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Korçës (18 Shkurt 2007 – 15 Shtator 2013), kur i pandehuri Klodian Zoto, së bashku me Mirel Mërtitin ka marrë një tender për matësit e ujit. Kështu që në kuadër të hetimeve për inceneratorët, marrëdhënien e tij me Zoton dhe për procedurën që ka ndjekur për tenderit.  Pra sot, ai ka dhënë shpjegime për të dhënat që kanë dalë nga kompjuteri i Klodian Zotos, të cilat ngrenë dyshime lidhur me periudhën kur ai ka drejtuar Bashkinë e Korçës. 

Por kjo nuk është hera e parë që Peleshi përballet me drejtësinë. Më herët, kur ishte në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Peleshi u hetua për shpërdorim detyre pasi akuzohej se kishte lejuar përdorimin e  4,600 litra helm insektesh që quhet "Silicon Mix". Ky pesticid shitej në treg si pleh, edhe pse nuk kategorizohet si i tillë. Ministri po hetohej sepse kishte lëshuar në kundërshtim me ligjin, urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silicon-Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, por që kishte pasoja të dëmshme për shëndetin./ZËRI

Poll

MOS HUMB