Aktualitet

Homazhet për nder të efektivit Afrim Bunjaku në Tiranë

Siç mund të shihet dhe në pamje ata mbajnë pankarta në duar si dhe një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E.K
Homazhet për nder të efektivit Afrim Bunjaku në Tiranë
Pamje nga homazhet

TIRANË- Ka nisur ceremonia e homazheve në sheshin “Nënë Tereza” në nder Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri të Kosovës, teksa ishte në krye të detyrës. Me dhjetëra qytetarë po marrin pjesë në ceremoni si dhe po ndezin qirinj në nderim të Bunjakut. Siç mund të shihet dhe në pamje ata mbajnë pankarta në duar si dhe një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Homazhet për nder të efektivit Afrim Bunjaku në Tiranë

Homazhet për nder të efektivit Afrim Bunjaku në Tiranë

Homazhet për nder të efektivit Afrim Bunjaku në Tiranë

Homazhet për nder të efektivit Afrim Bunjaku në Tiranë

Çfarë ndodhi dje në Kosovë?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.Kosova e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie kombëtare në nderim të efektivit Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës, ndërkohë që situata në veri të paktën mëngjesin e sotëm është paraqitur e qetë, me Manastirin e Banjskës që është nën kontroll nga policia e Kosovës, në të cilin u gjetën sasi të mëdha armësh dhe municioni. Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB