Aktualitet

Një orë protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë: U hodh gazlotsjellës

Banorët kanë thënë se do rikthehen sërish, derisa problemi i tyre të gjejë zgjidhje.

f.t
Një orë protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët
pamje nga protesta

FUSH-KRUJË-Ka zgjatur vetëm një orë protesta e banorëve në atustradën Thumanë-Kashar. Banorët bllokuan qarkullimin duke u ulur në asfalt ndërsa i bënë thirrje policisë të bëjë punën e saj teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Por pak minuta pasi u bllokua qarkullimi policia tentoi të hapte njërën anë të rrugës pasi dhjetëra makina krijuan trafik të rënduar. Policia u përplas me banorët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

"Turp, tu hedhin gaz lotsjelles fëmijëve," u shpreh një banor i cili është i pranishëm më vajzën e tij të mitur në protestë.

Qytetarët shprehen se nuk kanë hyrje-dalje dhe se për të hyrë në rrugë, duhet që të shkojnë në Rinas. Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës thanë se bizneset e tyre janë duke falimentuar, pasi automjetet nuk kanë kalojnë më aty.

“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.

Qytetarët kanë thënë se protesta nuk është politike, por është e tyre. Banorët kanë thënë se do rikthehen sërish, derisa problemi i tyre të gjejë zgjidhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB