Aktualitet

Nuk ka më afate! GJKKO i jep vetëm 45 ditë kohë SPAK-ut që të mbyllë hetimet për Laert Haxhiun&CO

Prokurori i çështjes, Behar Dibra ka vetëm 45 ditë në dispozicion për të mbyllur hetimet dhe për të dërguar dosjen e pltoë në gjyq.

M.M
Nuk ka më afate! GJKKO i jep vetëm 45 ditë kohë SPAK-ut
Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për zgjatjen e hetimeve për Laert Haxhiun dhe grupin e tij, të cilët akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. 

SPAK i ka kërkuar GJKKO edhe tre muaj afat për mbylljen e hetimeve, por ajo i ka dhënë vetëm 45 ditë.

Prokurori i çështjes, Behar Dibra ka vetëm 45 ditë në dispozicion për të mbyllur hetimet dhe për të dërguar dosjen e plotë në gjyq.

Përveç Laert Haxhiut, SPAK ka marrë të pandehur dhe shtetasit Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.

Krimet në fjalë u zbërthyen pas arrestimit të Artan Tafanit, i cili bë i penduar i drejtësisë. Tafani i cili ishte në kërkim për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në zonën e Astirit, u arrestua në shtator të vitit të kaluar dhe zbërtheu përpara prokurorëve 6 vrasje të kryera nga grupi i Laert Haxhiut, ku vetë ai kishte shërbyer si ushtar.

ZËRI sjell 6 vrasjet e zbardhura, që dyshohet se janë kryer pikërisht nga grupi i Haxhiut ku bënte pjesë edhe i penduari i drejtësisë Tafani. Ky i fundit njësoj si Nuredin Dumani më herët, ka hapur “petët e lakrorit” të disa vrasjeve që kanë marrë edhe vëmendje mediatike, edhe pse në kosto duket se kanë qenë më të lira, se ato që u zbuluan në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Për vrasjet e mëposhtme, dyshohet se janë paguar shumë deri në 50 mijë euro!

Fridmand Xhaferraj Korçë, u vra dhe u hodh në rezervuar në verën e vitit 2021. 25-vjeçari Fridman Xhaferri, banues në fshatin Plug të Lushnjës, u gjet i vdekur në një rezervuar në Korçë, me plagë të mëdha në kokë. Për ngjarjen është arrestuar shtetasi Kristi Bixheku, ndërkohë që policia shpalli në kërkim Lulzim Spahinë. Bixheku nuk e pranoi asnjëherë krimin, ndërkohë që ngjarja dyshohej për prishjen e pazareve të drogës. U

Çajup Selimi në Tepelenë! Çajup Selimi, 52-vjeç u ekzekutua po në të njëjtën periudhë kohe me Xhaferrajn. Ai u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, në afërsi të banesës së tij. Ngjarja edhe pse kishin kaluar dy vite rezultonte e pazbardhur.

Alban Semaku alias Elton Mermali, u vra në Peqin! Alban Semaku njihej në qytetin e Lushnjes si "Kinezi i Aldo Bares". Pasi nuk ishte kthyer në banesë, nëna e tij e kishte kërkuar në Policinë e Shtetit, por në fakt i gjeti vetëm kufomën të birit. Ai u ekzekutua në Peqin, më 17 tetor të vitit 2021, duke rindezur edhe njëherë përplasjet në bandën e Lushnjes. Alban Semaku, gjithashtu i njohur me emrin tjetër Elton Mermali, vrau Bledar Haxhiun, të afërmit e Laertit.

Albi Bashaliu Elbasan! Vrasja ndodhi në fund të Dhjetorit të vitit 2021, ndërs asokohe për ngjarjen u arrestua edhe djali i xhaxhait të viktimës, i cili dyshohet se kishte ndihmuar autorët që të largoheshin pas vrasjes. 41 vjeç u arrestua së bashku me fqinjin e tij Mikel Xhaja 30 vjeç, ndërsa akuza për të dy ishte ajo e përkrahjes së autorit të krimit.

Lulzim Qorri dhe Dikens Halili në Greqi. Qorri është vrarë në qendër të Athinës në Dhjetor të vitit 2018, ndërkohë që ngjarja u raportua nga mediat e vendit fqinj si një përplasje për çështje droge.

Qorri, asokohe 44 vjeç, u qëllua me armë në kokë nga një person që u largua më pas me motoçikletë, së bashku me një person tjetër.  Dikens Halili u vra po në Athinë, ndërkohë që ishte pronar i një lokali ku përformohej edhe muzikë live nga këngëtarë shqiptarë.

39-vjeçari shqiptar u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Për të dyja vrasjet e ndodhura në Greqi nuk kishte pasur persona të vënë në pranga.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni të gjerë policor që u shtri në të gjithë vendin. Laert Haxhiu u ekstradua në Shqipëri, edhe pse fillimisht shteti grek e kishte refuzuar kërkesën e palës shqiptare.

Leart Haxhiu tashmë është në Shqipëri, i izoluar tërësisht në qelinë e burgut 313 në Tiranë. Atje ku edhe pret që të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit "Asgjë nuk harrohet"!

I riu nga Lushnja ka qenë një nga top 5 emrat më të kërkuar të krimit shqiptar në vitet e fundit. Ngjarja që e bëri të njohur për të gjithë publikun Laert Haxhiun është masakra e Lushnjes. Laerti, asokohe vetëm 25 vjeç, ekzekutoi bashkë me shokun e tij, Orgesin, Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Shënjestra ishte nipi i Aldo Bares, (Shkurti), Xhulio Shkurti. Më 11 shtator 2017, ata hynë me automatik në krah në një lokal në Lushnje, duke i lënë të vdekur dy të rinjtë, ndërsa shënjestra shpëtoi. Pas arrestimit në Greqi, Laert Haxhiu u ekstradua dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke. Nga pika kufitare, ai u morr në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA” dhe u dërgua në burgun "313"./ ZËRI

Poll

MOS HUMB