Aktualitet

U ekstradua nga Greqia, Laert Haxhiu del para Gjykatës së Posaçme, i komunikohet masa e sigurisë

Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues për masakrën e Lushnjes dhe për dëshmitë e Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje me të

E.K
U ekstradua nga Greqia, Laert Haxhiu del para Gjykatës së
Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për Laert Haxhiun, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Greqia, ndërsa ishte në kërkim për masakrën e Lushnjes, dhe për 6 vrasje të tjera që dyshohet se janë porositur prej tij. Haxhiu është dërguar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, pa praninë e mediave, ku i është komunikuar edhe masa e arrestit. Ai ka një dënim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes, ndërkohë që hetimet ndaj tij vijojnë për krime të tjera, që janë zbërthyer nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani. 

Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, 6 vjet pas masakrës me dy të vrarë në Lushnjë. Në shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal.

Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me burg përjetë.

I riu nga Lushnja ka qenë një nga top 5 emrat më të kërkuar të krimit shqiptar në vitet e fundit. Ngjarja që e bëri të njohur për të gjithë publikun Laert Haxhiun është masakra e Lushnjes. Laerti, asokohe vetëm 25 vjeç, ekzekutoi bashkë me shokun e tij, Orgesin, Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Shënjestra ishte nipi i Aldo Bares, (Shkurti), Xhulio Shkurti. Më 11 shtator 2017, ata hynë me automatik në krah në një lokal në Lushnje, duke i lënë të vdekur dy të rinjtë, ndërsa shënjestra shpëtoi.

Historia e bandës së Lushnjes

Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB