
TIRANË- Netët e Tiranës janë të gjata e të ftohta në dimër, por jo në rrugët e ndezura me kokainë, femra e alkool. Në zonën e ish-Bllokut, bashkëpunëtori ynë mori një Smart Taxi për ti kërkuar të njëjtën gjë si 3 kompanive të tjera.
BISEDA ME SMART TAXI, DITA E PARË
ZËRI: O lal a je lodh?
Taksisti: Hajd mor vari k.
ZËRI: O lal ku të gjej një vizë?
Taksisti: Tani nuk e di, se ai që njoh unë e mbyll në 10:30
ZËRI: Po ndonjë numër?
Taksisti: Më jep numrin tënd ti e të vij unë më vonë, aty ku je ti?
(Shkëmbejnë numrat)
Taksisti: Të marr unë për një orë.
(Taksisti njofton të infiltruarin që drogën do ia japë të nesërmen)
Taksisti: Natën shpirto, na 7 mijë lekshin.
Taksisti: Të marr për 1 orë, gjys do?
ZËRI: Mos më harro.
Taksisti: Jo jo, e di unë 35 bën.
Pasi e ka konfirmuar në telefon, të nesërmen taksisti i Smart njofton se ka gjetur drogën dhe është gati për të bërë shkëmbimin.
BISEDA ME SMART TAXI, DITA E 2
TAKSISTI: 35 bënte ajo shpirti
ZËRI: Dëgjo lali.
Taksisti: Ke këtu, ke.
ZËRI: Unë kam heq 40 mënjanë. Të lë 5 vëllai jot
Taksisti: Po zemra, t’ja fus 5 taksisë, të mos bie në sy, se i thashë kam klient te komuna. Pronari është çun i ri.
Taksisti: Merre këtë shpirti, ke këtu, ke njëçik.
ZËRI: E ka të mirë?
Taksisti: Ja provoje. Për sot mos merr më, boll e ke këtë./ZËRI