
SPANJË-Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë teksa njëri prej tyre hapi zjarr ndaj policisë mëngjesin e sotëm në Argentona në Maresme (Barcelonë). Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ndodhi në një zonë pyjore të Argentonas, kur policia tentoi të hapte portën e objektit të dyshuar. Në këtë moment, nga brenda saj është shtënë dy herë me pistoletë.
Njëri nga plumbat ka kapur jelekun antiplumb të një oficeri, ndërsa tjetri ka shkuar bosh. Agjentët e policisë arritën të thyenin portën dhe të hynin brenda duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe agresorin.
Brenda shtëpive janë gjetur edhe bimë marihuanë. Trafikantët e drogës kishin elektrizuar derën për të parandaluar depërtimin e trafikantëve të tjerë. Burime policore sigurojnë se është gjithnjë e më e zakonshme gjetja e armëve, pistoletave, sidomos nëpër plantacione./ZËRI