
Drogë
VLORË - Një operacion antidrogë u zhvillua sot në fshatin Bishan të Vlorës, ku janë sekuestruar me mijëra rrënjë kanabis. Droga u zbulua në një parcelë, e mbjellë në mes të misrit.
Rrënjët e kanabisit, 4900 të sekuestruara në total, ishin në proces tharjeje. Ndërsa, në vendngjarje janë gjetur dhe dy armë e janë shoqëruar në polici disa persona.
Në pranga ra një shtetas me inicialet S.Ll, që dyshohet se ka mbjellë lëndën narkotike.
Në polici është shoqëruar dhe pronari i tokës. Ky i fundit ka thënë në komisariat se arën e kishte dhënë me qira. Aksioni u ndërmor nga Policia e Vlorës dhe FNSH./Zëri.ai/
Poll