
TIRANË - SPAK ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuliano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglent Halilin, të akuzuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan.
Ata akuzohen, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vrasjet. Hoxhës dhe Halilit iu ngarkuan akuzat “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Financues për vrasjet dyshohet se ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
Vrasja e Runajt dhe Ramazanit
Vrasja e Runajt dhe Ramazanit ka ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Gjykata ka dhënë një dënim edhe më të rëndë, nga se ka kërkuar Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kishte kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin.
Emiljano Ramazani u vra më datë 20 korrik 2020. Ai u ekzekutua poshtë shtëpisë, kur po markonte makinën e tij. Autorët e vrasjes ishin tre persona, ku njëri ka qëlluar me breshëri automatiku. Vrasja e Ramazanit dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pas mosmarrëveshjeve për drogën.
Pak ditë pas kësaj vrasje, është gjetur i vdekur dhe miku i Ramazanit, Regis Runaj, 23 vjeç. Ai ishte vrarë më thikë dhe trupi i pajetë i është gjetur pranë varrezave të qytetit, në një rrugë të braktisur. /Zëri.ai/