Aktualitet

Pamjet- Droga brenda tunelit në Shkodër, simboli që fshihej në pako. Kush janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Nazmi dhe Basri Malaj, përkatësisht 42 dhe 37 vjeç

E.K
Pamjet- Droga brenda tunelit në Shkodër, simboli që fshihej
Pamje nga aksioni i policise

SHKODËR- Kanë dalë pamjet nga operacioni i Policisë së Shkodrës, kundër trafikut të lëndëve narkotike, ku u zbuluan të fshehura në një tunel, rreth 97 kilogramë drogë.

Siç shihet edhe në video, hyrja e tunelit ka qenë brenda një banese në lagjen “Skënderbeg” dhe droga ishte fshehur me kujdes në një hapësirë nën tokësore.

Brenda tunelit, uniformat blu gjetën 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Gjithashtu, në një furgon të parkuar në afërsi të këtij ambienti, u gjetën dhe 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në pakot me marijuanën të përpunuar në formë çokollate, ka qenë e stampuar një simbol në formë gjetheje.

Si rezultat i këtij operacioni, Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Nazmi dhe Basri Malaj, përkatësisht 42 dhe 37 vjeç, lindur në fshatin “Ura e Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër.

Sipas autoriteteve, nga hetimet rezulton se dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës.


/ZËRI 

Poll

MOS HUMB