Aktualitet

PAMJET- I riu grabit me armë recepsionistin e hotelit në Tiranë, policia: Po punojmë për ta kapur

I riu shkon me armë në një hotel në Tiranë dhe grabit para nga recepsioni

E.K
PAMJET- I riu grabit me armë recepsionistin e hotelit në Tiranë,
Momenti i grabitjes

TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhur në recepsionin e një hoteli në Tiranë, ku është marrë një shumë parash nga xhiroja ditore. JOQ ka publikuar pamjet nga momenti i grabitjes, ndërkohë që pak minuta më parë ka reaguar edhe policia e Tiranës. Policia thotë se ka identifikuar autorin, 17-vjeç dhe po punon për kapjen e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TVA News (@tvanews)

Sipas uniformave blu, 17-vjeçari ka qenë më parë i punësuar si recepsionist në këtë hotel. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprimet të mëtejshme hetimore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën "Fortuzi", ku ka qenë i punësuar si recepsionist”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Poll

MOS HUMB