
TIRANË- Një tra kalimi është vendosur në hyrje të spitalit Universitar "Nënë Teresa", ku secili duhet të paguajë për hyrë edhe në oborr. Eksperiencën e saj e ka ndarë me ndjekësit e saj gazetarja Arestina Skënderi. Në një rrëfim në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se sot kishte qenë në një nga spitalet e QSUT, ku tek trau kishte marrë edhe biletën hyrëse, por brenda nuk kishte gjetur parkim, edhe pse ishte sjellë rreth spitalit për 40 minuta. Por, edhe pse nuk ka gjetur parkim, teksa dilte, tek trau i kanë kërkuar para.
"Zonja: 100 lekë bën! Unë: Më fal, por për çfarë po paguaj? Zonja: A u fute ne parkim do paguash, gjete apo nuk gjete punë e jotja, pse vini parkoni ketu… Unë: Nuk paguaj për shërbimin që nuk kam marr. Pranë meje, u afrua një djali i ri me lot në sy dhe më tha djali: Të lutem, e di qe ke te drejtë, por kam gjithe naten me spital, kam familjarë me sëmundje të rëndë. Unë kam kohë që vidhem nga këto,”-shkruan ajo.
Kështu, ndër të tjera, ajo i bën thirrje ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu dhe drejtoreshës së QSUT, Alma Cani, që të rishikojnë këtë problematikë, me të cilën përballen çdo ditë me qindra qytetarë.
"Ky mund të jetë halli më i vogël i atyre qe kane semundje, por vjedhja qe i behet atyre çdo ditë është kriminale,"-shkruan ajo ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
PARKIMI I QSUT, VATËR E RE KORRUPSIONI
Ja si vidhen çdo ditë familjarët e të sëmurëve…
Ne spitalin me te madh ne vend ”Nënë Tereza” administratorët e parkimit kanë ngritur një skemë vjedhje. Sot kisha vizitë tek një nga spitalet, mora bileten e parkimit dhe u futa brenda. Përrreth 40 minuta i kam rënë te gjithe spitalit anë e mbanë, une dhe 30 automjete te tjera, asnjëri prej nesh nuk gjeti vend. I kam dhënë makinës me nje frikë të madhe, njerëz që kalonin rrugën te stresuar nga semundjet e hallet e tyre, makina te parkuara dyshe apo treshe. Në fund u dorezova se kerkuari dhe ju drejtova daljes. Zonja: 100 lekë bën!!!!!!!!Unë: Më fal, por për çfarë po paguaj?Zonja: A u fute ne parkim do paguash, gjete apo nuk gjete punë e jotja, pse vini parkoni ketu… Unë: Nuk paguaj për shërbimin që nuk kam marr Nderkohe pas meje vargu i makinave nuk numerohej...
Te gjithe i binin boriave. zoteri qe ankoheshim per te njejtin problem, por zonja ne fjalë, qe ishte pjese e korrupsionit, i ofendonte. Bllokova rrugen dhe nuk leviza per disa minuta.
Pranë meje u afrua nje djali i ri me lot ne sy dhe me tha Djali: “Të lutem, e di qe ke te drejtë, por kam gjithe naten me spital, kam familjarë me semundje te rëndë.Unë kam kohë që vidhem nga këto.” Pas kesaj fjalie nuk munda më.. Perveç korrupsionit, administaroret e parkimit krijon edhe konflikt civil mes qytetareve. Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu qindra qytetarë vidhen çdo ditë nga parkimi brenda spitalit. Veç halleve me sëmundjet, streset dhe të gjitha derdet që kanë mbi kokë i duhet edhe një vjedhje e pastër sapo futen ne këtë parkim. Drejtoresha e QSUT Alma Cani, nuk mund të mbyllni sytë para këtij problemi e të kyçeni në zyrë. Ky mund të jetë halli më i vogël i atyre qe kane semundje, por vjedhja qe i behet atyre çdo ditë është kriminale.
Prej dhjetorit 2018, qeveria ia ka ngarkuar menaxhimin e parkingut në QSUT Fondit Shqiptar të Zhvillimit për një menaxhim më të mirë të këtij aseti publik si dhe të ardhurave të mëdha që gjeneron dhe paralelisht për ti dhënë zgjidhje trafikut që bëhet pengesë për funksionimin normal të spitalit. Por mesa duket nga zgjidhje, është kthyer në pengesë./ZËRI