Aktualitet

Pas Butrintit dhe Spaçit, zbardhet PLANI për Bylisin/ Ish-drejtori: Pse ndryshoi projekti?

Pas parkut të Butrintit dhe burgut të Spaçit, mesa duket është radha e parkut të Bylisit që të jepet tek një fondacion.

k.m.
Pas Butrintit dhe Spaçit, zbardhet PLANI për Bylisin/ Ish-drejtori:
Parku i Bylisit

FIER- Zbardhen detaje nga drafti i planit të ri të menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit. Pas parkut të Butrintit dhe burgut të Spaçit, mesa duket është radha e parkut të Bylisit që të jepet tek një fondacion. Themelues të këtij fondacioni janëMinistria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, një institucion i specializuar, ndërsa nga fondacioni do të ketë një bord, drejtor ekzekutiv dhe të punësuar janë “arkeologu, restauratori, muzeologu, laboranti, etj”. Për të finalizuar punën e nisur, sot në Bylis, ashtu siç ishte informuar nga MEKI, u zhvillua një dëgjesë publike. Në terren, së bashku me ekspertët e Ministrisë ishte edhe Ilir Parangoni, “team leader” i projektit Bylis në AICS-së (Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim). Para të pranishmëve ai prezantoi detaje nga propozimi për menaxhimin e parkut.

Pas Butrintit dhe Spaçit, zbardhet PLANI për Bylisin/ Ish-drejtori:
Ilir Paragoni në AICS

Megjithatë duket se AICS nuk është puna e vetme, pasi rezulton edhe pjesë e "AADF" (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) që prej muajit prill të 2017. Ky fondacion po kërkon prej kohësh që të marrë kontrollin e parkut të Butrintit. 

Pas Butrintit dhe Spaçit, zbardhet PLANI për Bylisin/ Ish-drejtori:
Ilir Paragoni në AADF

Por pse po kërkohet që të menaxhohet me fondacion Bylisi?

Pas Butrintit dhe Spaçit, zbardhet PLANI për Bylisin/ Ish-drejtori:

Më shumë detaje ka dhënë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, që zyrtarisht është shprehur për “Balkanëeb” se: Në kontekstin e nevojës për një menaxhim efikas të pasurisë kulturore të Bylisit dhe rrënojave në Klos, propozohet një qasje e re. Një fondacion i ngritur nga institucione të specializuara sugjerohet si një zgjidhje e përshtatshme për këtë fazë. Ky model synon të inkorporojë jo vetëm kontributet nga donatorët por edhe bashkëpunimin me sektorin privat.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të vijojë të mbajë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa fondacioni i propozuar do të merret me menaxhimin e përditshëm, organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter eduekues, evente, dhe promovime. Misioni i këtij fondacioni të ri përfshin: Objektiva zhvillimore si promovimi kulturor dhe edukues i trashëgimisë, organizimi i shërbimeve turistike dhe zhvillimi i turizmit, si dhe gjenerimi i të ardhurave për të mbuluar shpenzimet operative dhe ato të jashtëzakonshme. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbetet autoriteti kryesor në mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e trashëgimisë, me një institucion të specializuar të angazhuar në zhvillimin dhe menaxhimin e resurseve njerëzore dhe organizative.

Kush mori pjesë në takimin e sotëm?

Pas Butrintit dhe Spaçit, zbardhet PLANI për Bylisin/ Ish-drejtori:
Njoftimi për dëgjesën

Dëgjesa e sotme ishte e parashikuar në njoftimet zyrtare të bëra nga MEKI, ndaj të pranishëm ishin përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, arkeologë, përfaqësues nga bashkia Mallakastër, IKTK-ja. Nga larg atë që ka ndodhur e ka ndjekur edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka ngritur edhe një pikëpyetje, duke përfshirë Paragonin. 

"6 milion e 250 mijë euro fondi në dispozicion të Bylisit dhe në 5 vite nuk ka ndodhur asgjë. Profesori Neritan Ceka ka qënë denoncues i vazhdueshëm i këtij skandali. Sot ka një degjëse publike që mesa duket interesin e vetëm nuk e ka te Bylisi, apo ku kanë shkuar paratë dhe si mund të rikthehemi Planit të Menaxhimit ku shteti shqiptar është përgjegjës. Duket se po gatuhet një plan ku dalin famozët e AADF, tashmë që drejtorin e tyre të projekteve Ilir Parangonin e kanë dërguar me punë tek Zyra Italiane e AICS ne Tirane,"-shkruan në rrjetet e saj sociale Zhupa.

Por pikëpyetje nuk ka pasur vetëm Zhupa. Edhe Tomorr Luzati, i cili ka qenë “team leader” i projektit “Bylis” në AICS (Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim) ka bërë disa pyetje gjatë dëgjesës publike. 

"Përse është ndërruar modeli i menaxhimit, nga menaxhim i drejtpërdrejtë publik në menaxhim me fondacion kur në pesë draftet e para propozimi ka qenë për administrim publik?”

Vitin e kaluar,  modeli i administrimit i propozuar për Parkun Arkeologjik të Bylisit ka qenë “menaxhimi i drejtpërdrejtë publik", nga 8 punonjës. Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar, pasi Bordi i Fondacionit të ri do të emërojë një Drejtor të Përgjithshëm për menaxhimin e sitit, e po ashtu do të ketë të drejtë investimi 5 ose 7-vjeçare.

"Fondacioni i ri do të ketë autoritet në të gjitha sferat e funksionimit që lidhen me mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, përfshirë menaxhimin e vizitorëve, organizimin e ngjarjeve, menaxhimin e shërbimeve turistike, zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, dhe angazhimin me komunitetin lokal etj.”

Pas Butrintit, tashmë edhe kampi-burg i Spaçit është propozuar që të menaxhohet me një fondacion hibrid, i cili bashkon shtetin dhe një fondacion privat.

"Organet drejtuese të Fondacionit do të jenë: bordi i administrimit me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të institucionit themelues të specializuar të trashëgimisë kulturore, të Bashkisë Mirditë dhe nga donatorë ose sponsorë, si edhe bordi i nderit me ishtë burgosur politikë dhe bordi shkencor me përfaqësues nga institucionet dhe organizatat e kujtesës që kanë promovuar aktivitete rreth Spaçit ndër vite. Financimi i fondacionit do të sigurohet nga mbështetja nga buxheti publik, si dhe nga fonde të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, publike apo private."

Megjithatë as për Spaçin dhe as për Bylisin nuk ka një vendim final. Ndërsa çështja e Butrintit është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Një grup prej 36 deputetësh opozitarë kërkuan shfuqizimin e ligjit për administrimin e Parku Kombëtar të Butrintit, duke e cilësuar si anti-kushtetues. Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në seancën plenare të nëntorit të viti të shkuar në Gjykatën Kushtetuese nuk e paraqitën raportin e UNESCO-s. Pikërisht në këtë raport UNESCO thotë se menaxhimi vetëm i zonës A-3 me rreth 614,3 hektarë, nuk përmbush kërkesat e UNESCO-s për një menaxhim të integruar të Butrintit, që kombinon arkeologjinë, monumentet dhe pjesën natyrore. E po ashtu, kërkon të ruajë autoritetin e "shtetit palë" për Butrintin. Ndaj edhe në rastin e Spaçit dhe Bylisit, parimisht me fondancionin përfshihet edhe Ministria e Kulturës./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB