Aktualitet

Alma Cani e nis me këmbë "të mbarë", jep 2 mln euro tender, ngrihet flamuri i kuq

Tenderi pa garë është fituar për vlerën 2.1 milionë euro me TVSH dhe pretendohet se do të sigurojë materiale specifike për neurokirurgjinë. Materialet do të ofrohen nga kjo firmë për 24 muajt e ardhshëm.

k.m.
Alma Cani e nis me këmbë "të mbarë", jep 2 mln
Foto ilustruese

TIRANË- Ende nuk është mbushur muaji që kur Alma Cani u zgjodh në krye të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por ka dhënë tenderin e parë...me flamur të kuq! Përfituesit e tenderit janë Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, bashkëpronarë të kompanisë “O.E.S DISTRIMED”.

Alma Cani e nis me këmbë "të mbarë", jep 2 mln

Tenderi pa garë është fituar për vlerën 2.1 milionë euro me TVSH dhe pretendohet se do të sigurojë materiale specifike për neurokirurgjinë. Materialet do të ofrohen nga kjo firmë për 24 muajt e ardhshëm.

Alma Cani e nis me këmbë "të mbarë", jep 2 mln

Oferta fituese është në vlerën 183’687’200 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.1 milionë euro përfshirë TVSH, gati 99.4% e limitit të vendosur nga QSUT. Por nuk është vetëm ky problemi. Për këtë procedurë është ngritur flamuri i kuq, për shkak se ka pasur vetëm një garues, kompania “O.E.S DISTRIMED”, të cilët janë denoncuar edhe më parë për kontratat që kanë nënshtruar me institucionet e shëndetësisë në vend.

Kjo kompani ka marrw gjithsej 300 tendera me vlerë afër 80 milionë USD. 68.5% të tenderave që ka përfituar, kjo kompani i ka fituar si operator i vetëm në garë, pa konkurruar me asnjë tjetër dhe 63% të tyre me Procedurë të Hapur, ndërsa 22,7% me shtesë kontrate./ZËRI

KONTRATA PËR TENDERIN MË POSHTË:

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB