Aktualitet

Pas rreth 4 orësh, Karçanaj del nga SPAK në heshtje dhe "refuzon" mediat

Pas rreth 3 orësh e 45 minutash qëndrimi, Karçanaj është larguar nga ambientet e SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, pa dhënë deklarata për mediat, ashtu si në paraqitjet e mëparshme.

zh.ll
Pas rreth 4 orësh, Karçanaj del nga SPAK në heshtje dhe
mirlinda karcanaj duke dale nga spak

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve.

Pas rreth 3 orësh e 45 minutash qëndrimi, Karçanaj është larguar nga ambientet e SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, pa dhënë deklarata për mediat, ashtu si në paraqitjet e mëparshme.

Ajo po hetohet për dyshime mbi shkelje të barazisë në tendera dhe veprime të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ndaj saj, GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë.

Më 7 maj, Gjykata e Lartë vendosi të ndryshojë masën e sigurisë, për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nën hetim nga SPAK pas dyshimeve për shkelje me tenderët. Karçanaj ishte vendosur më herët në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të caktuar nga GJKKO, por me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë i ka caktuar ish-drejtoreshës së AKSHI-t masën detyrim paraqitje.

Karçanaj nuk mund të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, ndërsa duhet të paraqitet pranë Policisë gjyqësore çdo të martë të parë dhe të tretë të muajit, në orën 10:00.

Ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI

Poll

MOS HUMB