Aktualitet

Pas shkarkimit për performancë të dobët, fyeu punonjësen: Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi

Sipas burimeve, incidenti është regjistruar këtë të enjte, pasi vetëm pak ditë më parë, Berberi u lirua nga detyra si drejtues i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

zh.ll
Pas shkarkimit për performancë të dobët, fyeu
gentjan berberi

TIRANË- Një incident i ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka çuar në pezullimin e ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, ndaj të cilit është nisur edhe një hetim disiplinor.

Sipas burimeve, incidenti është regjistruar këtë të enjte, pasi vetëm pak ditë më parë, Berberi u lirua nga detyra si drejtues i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Më pas, ai është transefruar pranë sektorit të Analizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndërsa sot, Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëszore, ku po sipas burimeve, dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me detyrën e re që i ishte caktuar pas largimit nga Shkodra.

Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, mësohet se rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e Berberit nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për hetim disiplinor.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka depozituar kallëzim penal në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke pretenduar se është ofenduar dhe kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndëkrohë, AMP ka nisur verifikimet mbi rastin, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit dhe përgjegjësitë e mundshme administrative apo penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB