Aktualitet

Pensionistët padisin Qeverinë në Kushtetuese, ja çfarë kërkojnë

Shoqata argumenton se kufizimet e vendosura nga këto nene ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke lënë jashtë ose duke zhvlerësuar periudha të caktuara pune.

F.I
Pensionistët padisin Qeverinë në Kushtetuese, ja
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mosha e tretë, pensionistët kanë ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj qeverisë. Padia lidhet me efektet e llogaritjes së viteve të punës për efekt pensioni, për ish koperativat dhe ish ndërrmarrjet shtetërore. Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka depozituar më 17 mars 2026 një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar disa dispozita të ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punësimit për efekt pensioni.

Në kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesi ta dhe relatore të caktuar gjyqtaren Marsida Xhaferllari, shoqata kërkon shfuqizimin e pikës “a” të paragrafit të parë të nenit 3, si dhe paragrafit të parë të neneve 4 dhe 5 të këtij ligji. Sipas tyre, këto dispozita janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe cenojnë të drejtat e pensionistëve.

Ligji në fjalë rregullon njohjen e viteve të punës për qytetarët që kanë qenë të punësuar në institucione shtetërore, ish-ndërmarrje shtetërore, ndërmarrje bujqësore dhe kooperativa gjatë periudhës së sistemit të kaluar. 

Konkretisht sipas Nenit 3 të ligjit Nr.7/2025 ”Periudhat e punësimit në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore” përcaktohet se:
“1. Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi për efekt pensioni nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në institucionet shtetërore dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore: a) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit Nr.7703, datë 11.5. 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; ….. “

Sipas nenit 5 të ligjit të ligjit Nr.7/2025  ”Periudhat e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore” përcaktohet se:
“1. Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi në ish-ndërmarrjet bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ish-ndërmarrjes bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të vendimit Nr.452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”. 2. Njohja si periudhë sigurimi sipas pikës 1 të këtij neni bëhet sipas deklaratës së kërkuesit dhe me kusht që, gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi: a) të ketë qenë me banim në vendin ku ushtronte aktivitetin ish-ndërmarrja bujqësore; b) të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie, pasi këto vite nuk njihen si periudhë sigurimi për efekt të këtij ligji. 3. Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension të jetë 2 833 (dy mijë e tetëqind e tridhjetë e tre) lekë sipas nënndarjes Nr.20, të tabelës Nr.3, bashkëlidhur vendimit Nr.561, datë 12.8. 2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, i ndryshuar.

Pensionistët padisin Qeverinë në Kushtetuese, ja

Shoqata argumenton se kufizimet e vendosura nga këto nene ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke lënë jashtë ose duke zhvlerësuar periudha të caktuara pune. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar barazinë dhe sigurinë juridike për pensionistët./Weblajm

Poll

MOS HUMB