
ELBASAN- Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Kuqan. Raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI