Aktualitet

Përkeqësimi i motit, Peleshi thirrje banorëve: Kufizoni lëvizjet!

f.t
Përkeqësimi i motit, Peleshi thirrje banorëve: Kufizoni
Dibër

TIRANË-  Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e motit të keq në vend. Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi tregon se trashësia e borës në Shkodër, Dibër dhe Kukës ka sjellë probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore. Me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë.

Të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara. U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë!

Poll

MOS HUMB