Aktualitet

Reshje bore edhe në Korçë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Ndërkohë shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo ka njoftuar se akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit.

f.t
Reshje bore edhe në Korçë, vështirësi në
Korçë

KORÇË- Edhe qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Trashësia mesatare e borës shkon në 5-6 cm, ku ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. 20 borëpastruese ndodhen në terren për të pastruar rrugët.

Autoritetet bëjnë apel që drejtuesit të jenë të pajisur me goma dimri ose zinxhirë dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Ndërkohë shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo ka njoftuar se akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit.

Shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo: Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së Policisë Rrugore për tu bërë me dije drejtuesve të mjeteve në këtë situatë të pazakontë në qarkun e Korçës. Gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga rreshje me intensive të lartë dëbore dhe për fatin e mirë deri në këto momente nuk kemi pasur dëme, përveç disa aksidenteve të vogla me dëme materiale. Dua të bëj një thirrje për drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore, zinxhirë për të udhëtuar, të ecin ngadalë e me shumë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme në këtë mot të keq. Po ashtu të mos përdorin celularin e aq më tepër pijet alkoolike.

Nga akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit, të tjerat paraqesin një rrezikshmëri pak më të ulët por jo se nuk janë të rrezikshme. Firmat kontraktore janë të gjitha në punë, mjetet vazhdojnë të qarkullojnë dhe nuk ka patur bllokime në asnjë aks rrugor të qarkut të Korçës. Duhet të përmend Dardhën dhe Voskopojën që ka pushues që e frekuentojnë , kalohet vetëm me zinxhirë dhe me goma dimërore.

Gjithë sektori i policisë rrugore është 100% në punë dhe do të punojmë me orare të zgjatura deri në kalimin e kësaj situatë të motit të keq.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB