Aktualitet

Përplasi policin, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, s'e pashë

I riu është shprehur se efektivi i Policisë së Shtetit i kishte dalë përpara papritur. Ndaj kishte ndodhur edhe aksidenti.

k.m.
Përplasi policin, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje:
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Rei Bitrin, 21-vjeçarin që aksidentoi një efektiv policie. Në seancën e sotme, në gjykatë, i riu është shprehur se efektivi i Policisë së Shtetit i kishte dalë përpara papritur. Ndaj kishte ndodhur edhe aksidenti.

"Më doli para prapritur. Nuk e kam parë,"-tha i riu në sallë.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi. Kjo pasi në sallë u tha se i lënduari ka marrë dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, Prokuroria ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë që kanë qenë në shërbim në rrugën "Xhanfize Keko" në momentin kur ndodhi aksidenti. Sipas asaj që dihet deri më tani,Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat, kur efektivi i ka dhënë shenjë për të 'hapur krahun', por 21-vjeçari e ka aksidentuar dhe e ka lënduar në këmbë./ZËRI

Poll

MOS HUMB