
KURBIN- Mësohen detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të 5 të plagsorve në Laç. Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka marrë vetëm një plumbë në këmbë.
Në spitalin e Traumës, janë 4 djemtë e plagosur. Në gjendje kritike mbeten Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri, por nuk dihen detaje të tjera përveç faktit që po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërsa dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por gjendja e tyre nga mjekët konsiderohet stabël.
Përveç armës së krimit, Policia ka gjetur edhe mjetin i autorit, i cili ishte djegur në Ballde. Deri më tani, janë shoqëruar në disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI