Aktualitet

Plagosja në Korçë/ 26-vjeçari në gjendje kome, me autorin e krimit ishin njohur në burg, misteri i vajzës që i shoqëronte

Në një moment janë futur në një lokal në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku bashkë me të plagosurin dhe autorin ka qenë edhe një femër.

k.m.
Plagosja në Korçë/ 26-vjeçari në gjendje kome, me
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- I riu, 25-vjeçari Jorgo Rustemi është autori i plagosjes së Kostandin Ziut mbrëmjen e djeshme në Korçë. Një ditë pas ngjarjes janë zbuluar edhe detaje nga dinamika e plagosjes. Gjatë gjithë ditës së djeshme, Rustemi dhe Ziu kanë lëvizur me një makinë "Renault", mjet i marrë me qera. Në një moment janë futur në një lokal në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku bashkë me të plagosurin dhe autorin ka qenë edhe një femër. Por kjo e fundit ende nuk është identifikuar me emër. 

Pas plagosjes, kanë qenë këta dy të fundit ata që e kanë dërguar 26-vjeçarin në spital dhe më pas janë larguar duke braktisur dhe mjetin që kishin marrë me qera. Makina tashmë është sekuestruar nga Policia. Por për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, Ziu nuk është mbajtur në spitalin e Korçës, por është sjellë në Tiranë. Sipas mjekëve, 26-vjeçari ka rënë në koma.

Ndërkohë, Policia është ende në kërkim të autorit.

Nga ajo që dihet deri më tani, Jorgo Rustem është i njohur për Policinë e Korçës pasi është arrestuar në vitin 2020 nën akuzën e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike, ku ka vuajtur dënimin në burgun e Drenovës. Ziu në vitin 2022, u transferua drejt burgut të Peqinit dhe atje u njoh me personin që e plagosi. Sipas të dhënave që ka mësuar së fundmi Policia, pas daljes nga burgu Rustemi e Ziu ishin gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB