Aktualitet

Plagosja te ‘Komuna e Parisit’, policia e konfirmon: Autori efektiv, dyshimet për ngjarjen

Goxhara më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja, ndërsa aktualisht punonte si punonjës i policisë kufitare.

E.K
Plagosja te ‘Komuna e Parisit’, policia e konfirmon: Autori efektiv,
Personi i plagosur

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Blutë e Tiranës konfirmojnë lajmin, se autori i plagosjes është efektivi Erjon Goxhara. Ndërkohë i plagosur ka mbetur shtetasi Lorenc Kosta. Sipas Policisë plagosja e 45-vjeçarit ka ndodhur për motive të dobëta. 

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB