Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, dy vëllezërit nga Laçi përfundojnë në spital! Ja ç'deklaruan në polici

Sipas informacioneve paraprake të policisë, njëri prej tyre dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa vëllai tjetër ka pësuar dëmtime në këmbë (ndrydhje).

zh.ll
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, dy vëllezërit nga
Foto ilustruese

TIRANË- Dy vëllezër nga Laçi janë dhunuar në orët e para të mgjesit të sotëm dhe janë paraqitur në spital në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. 

Sipas informacioneve paraprake të policisë, njëri prej tyre dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa vëllai tjetër ka pësuar dëmtime në këmbë (ndrydhje).

Bëhet fjalë për shtetasit Klisman Rrapushi (Lepuri) dhe Klaudio Gega (Lepuri), banues në Laç, të cilët kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të paidentifikuar, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë(ndrydhur).

Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Poll

MOS HUMB