Aktualitet

Plas sherri në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë! Një i mitur përfundon në spital

Si pasojë e lëndimeve një prej tyre ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

E.K
Plas sherri në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë!
Foto ilustruese

TIRANË- Dy të mitur janë përleshur me njëri-tjetrin në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Dalip Topi", rreth orës 11:30. Si pasojë e lëndimeve një prej tyre ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po hetohet ngjarja.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB