Aktualitet

Po lëvizte makinën mbarpa, 24-vjeçari përplas për vdekje një vajzë 1 vjeç e gjysmë në Farkë

Sipas Policisë, i riu po lëvizte makinën mbrapa kur ka goditur fëmijën.

l.k
Po lëvizte makinën mbarpa, 24-vjeçari përplas për
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Farkës në kryeqytet. Mësohet se shtetasi me iniciale A.T. 24 vjeç ka përplasur për vdekje një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë.

Sipas Policisë, i riu po lëvizte makinën mbrapa kur ka goditur fëmijën. Për shkak të plagëve të marra, e mitura ka ndërruar jetë. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 24-vjeçari është arrestuar nga uniformat blu.

NJOFTIMI I POLICISË:

U arrestua shtetasi A. T., 24 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila, si pasojë, ka humbur jetën./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB