
ELBASAN- Dy qytetarë në Elbasan kanë denoncuar sot në polici se iu kanë vjedhur llogaritë në rrjetet sociale dhe iu janë keqpërdorur. Në një njoftim për shtyp, policia bën me dije se personat me iniciale N.S., 37 vjeç dhe V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren.
“Ditën e djeshme, shtetasja N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve”, thuhet në komunikatën e policisë.