
FIER- Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës nga ARRSH për zbatimin e projektit "Qendra e Monitorimit të Trafikut", do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të Informacionit të ndryshueshëm në aksin rrugor by-pass-i i Fierit
Për këtë arsye nga ora 03:00 deri në orën 05:00 do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier- Levan dhe më pas në aksin kryesor të By-pass Fier.
Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar prandaj do të menaxhohet trafiku sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugën alternative, duke përdorur aksin rrugor "Fier-Levan", gjatë orarit të punimeve.
Po ashtu trafiku do të devijohet dhe në aksin Plepa-Kavajë, dhe Rrogozhinë-Kavajë.
Njoftimi i plotë i ARSH
Në vijim të punës për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut (200km) Faza e parë”, do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të informacionit të ndryshueshëm VMS ( tabela elektronike) në segmentet rrugore:
1.Plepa-Kavajë, më datë 09.07.2024 nga ora 23:00 deri në orën 01:00 të datës 10.07.2024, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore duke filluar nga mbikalimi Plepa deri te Nyja e Malit të Robit dhe me tej në aksin kryesor.
2.Bypass Fier, më datë 10.07.2024 nga ora 03:00 deri në orën 05:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Levan dhe me tej në aksin kryesor të Bypass Fier.
3.Rrogozhinë-Kavajë, më datë 10.07.2024 nga ora 07:00 deri në orën 09:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore përpara mbikalimit të Spilles dhe më tej në aksin kryesor.
Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për këtë devijim.