Aktualitet

Policia ishte njoftuar para 2 muajsh/ RRËFIMET e dy 'të ngujuarave' nga Jetnor Zhaboli

Që në dhjetor të vitit 2023, oficerët e komisariatit numër 1 kishin të dhëna se diçka po ndodhte brenda banesës së tyre, por bashkëshortja e tij, nuk kishte bërë një denoncim. Edhe pse dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga i shoqi, ajo nuk e 'tradhëtoi' dot.

k.m.
Policia ishte njoftuar para 2 muajsh/ RRËFIMET e dy 'të
Jetnor Zhaboli

TIRANË- Burgu brenda shtëpisë që kishte krijuar Jetnor Zhaboli po brente pak nga pak gruan, nënën e tij dhe 2 fëmijët. Por drama që ndodhte në një prej lagjeve të kryeqytetit nuk ishte e panjohur për Policinë e Shtetit. Që në dhjetor të vitit 2023, oficerët e komisariatit numër 1 kishin të dhëna se diçka po ndodhte brenda banesës së tyre, por bashkëshortja e tij, nuk kishte bërë një denoncim. Edhe pse dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga i shoqi, ajo nuk e 'tradhëtoi' dot. E dinte se ai kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk e gjeti dot guximin që të dilte nga streha me kamera, edhe pse disa herë kishte tentuar që t'i jepte fund jetës. Madje së fundmi ishte dhunuar sërish, pasi pas lirimit, u zbulua dhe një hematomë e madhe që kishte në shpatull. 

Më e guximshmja ishte vajza e saj 9-vjeçare, e cila kërkoi ndihmë tek fqinja dhe më pas tregoi gjithçka para Policisë. Më pas, më shumë nga ferri i përditshëm kanë zbuluar 2 gratë që i qëndronin pranë 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, nëna dhe gruaja e tij.

“Babi i bërtet mamit pa arsye, ajo nuk bën ndonjë gjë. Babi bëhet shpesh i dhunshëm. Ndodhi dhe herën e fundit para dy ditësh në fundjavë, tek shtëpia e gjyshes dhe u zu dhe me gjyshin. Babi Jetnori e goditi mamin me dorë, kur kaloi që mori cigaret veshi xhupin dhe e goditi mamin tek koka. Babai i thotë mamit që ajo flet me muret dhe i ka vënë kamer mamit tek koka e krevatit për ta monitoruar çdo natë. Babi thotë se mami dëgjon zhurma po zhurma nuk ka. Unë babin e dua, dua babi të mjekohet, dua që ai të shërohet.”

Newsbomb kanë zbuluar detaje nga rrëfimet e tyre para Policisë së Shtetit. 

RRËFIMI I NJË GRUAJE PA SHPRESË

Kam një vit e gjysmë që jetoj si në burg, dhunohem dhe nuk e kam kallëzuar bashkëshortin se e dua. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe kam qenë e izoluar në banesë. Nuk kam asnjë kontakt me botën e jashtme. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk di gjë për familjen e saj pasi mi ka ndërprerë komunikimet. Më ka dhunuar shpresh herë por nuk ka, kallëzuar këtë fakt sepse e dua burrin tim. Para dy ditësh tek shtëpia e vjehrrit më ra me shkelm në shpatull pasi pretendonte se flisja me muret. Kam 1 vit e gjysmë kështu dhe nuk mundem më. Ai nuk pi drogë, e as  medikamente të tjera. Me vajzën 9-vjeçare sillet shumë mirë, kurse djalin 3-vjeçar e urren dhe e shikon me përçmim, sepse mendon se është “i racës' time.

RRËFIMI I NJË NËNE

Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetësuese emocionele, dhe mendore mund ta themi, ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Kemi bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë ndonjë gjë. E kam djalin pikë të dobët. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë. Janë sajesa të tijat dhe ia thotë mendja. Jetnori ka ankesa ndaj bashkëshortes është xheloz për *****, i ka marrë dhe telefonin, ***** nuk ka telefon. Por ***** është grua shembullore por Jetnorit ia bën sëmundja të gjithë. Jetnori kur bën debate shpërthen për 5 minuta, më pas ledhaton fëmijët, ato 5 minuta i ka si pasojë e faktit se thotë që dëgjon zhurma. Fik dritat e lënë shtepinë pa drita. Unë ia kam kërkuar si nënë që të mjekohet, por ai nuk dëgjon. 

35-vjeçari mbante të burgosura në banesën e tij gratë e familjes, nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur. Mësohet se autori i këtij skenari të denjë për filma, është shtetasi Jetnor Zhaboli, me profesion ekonomist. Prej martesës me bashkëshorten e tij, ai ka qenë xheloz, por me kalimin e kohës gjithçka ka shkuar edhe më keq, duke i izoluar gratë e familjes totalisht nga bota e jashtme. Gjatë kohës kur nuk ishte në banesë, ai i kontrollonte familjaret e tij përmes kamerave që kishte instaluar në çdo cep të shtëpisë, përfshirë në dhomën e gjumit dhe në tualet. Ai i kontrollonte kamerat përmes telefonit, ndërsa gruaja, nënë dhe vajza e mitur e kishin të ndaluar që të dilnin nga banesa. Zhaboli kishte instaluar gjithashtu bllokues valësh në banesë, në mënyrë që gratë të mos kishin asnjë mundësi komunikimi me persona të tjerë. Kjo situatë në kushtet e ekstremit, përfshirë edhe dhunën fizike, e kishin çuar dy herë drejt tentativës për të vrarë veten bashkëshorten e 35-vjeçarit. Në banesë policia ka gjetur dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje. Këtë dhunë e përjetonte edhe nëna e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe fëmijët e çiftit./ZËRI

Poll

MOS HUMB