Aktualitet

Policia kontroll gjatë natës në Sarandë: Armë zjarri dhe drogë në një lokal, shoqërohen disa persona

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes në një lokal në lagjen nr. 4, pranë një plazhi, janë sekuestruar një armë zjarri dhe lëndë narkotike.

zh.ll
Policia kontroll gjatë natës në Sarandë: Armë zjarri
foto ilustruese

SARANDË- Policia e Sarandës së bashku me FNSH ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një operacion në një lokal në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes në një lokal në lagjen nr. 4, pranë një plazhi, janë sekuestruar një armë zjarri dhe lëndë narkotike. Si pasojë e operacionit, disa persona janë shoqëruar nga policia për verifikime.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së enjtes, ndërsa policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në aktivitetet e dyshuara kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB