Aktualitet

Policia vë nën hetim edukatoren 24-vjeçare, nëna e akuzon se i dhunoi djalin 3 vjeç

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur në një kopësht në rrugën "Sulejman Delvina", por emri i institucionit nuk bëhet me dije.

k.m.
Policia vë nën hetim edukatoren 24-vjeçare, nëna e akuzon
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në një kopësht në Tiranë, ku është dhunuar një 3-vjeçar. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur në një kopësht në rrugën "Sulejman Delvina", por emri i institucionit nuk bëhet me dije. Ka qenë nëna e të miturit që ka kallëzuar në Policinë e Shtetit edukatoren 24-vjeçare, të identifikuar me inicialet I.K. Ende nuk dihen rrethanat, por ka dyshime se edukatorja i ka dhunuar djalin, vetëm 3 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën "Sulejman Delvina", pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB