Aktualitet

Prej 17 vitesh në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Itali, SKEMA që përdori për t’iu shmangur drejtësisë

Madje, 52-vjeçari kishte hapur edhe disa biznese tregtare në Itali.

I.F
Prej 17 vitesh në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari
Foto ilustruese

MILANO- Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ishte dënuar 17 vite më parë me burg për trafik droge. Për shkak se ai ishte “zhdukur” dënimi i tij ishte pezullua. Në vitin 2008, Gjykata e Genovas e kishte dënuar atë me 10 vite dhe 6 muaj heqje lirie dhe me 58 mijë euro gjobë.

Por, pas 17 vitesh, autoritetet italiane ranë sërish në gjurmët e tij dhe e arrestuan në Milano. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, kishte ndryshuar identitetin e tij në Shqipëri dhe në këtë mënyrë iu shmang autoriteteve.

Madje, 52-vjeçari kishte hapur edhe disa biznese tregtare në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB