Aktualitet

Prej disa orësh në luftë me flakët, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: Zjarri në Llogara i qëllimshëm!

Këtë e ka bërë me dije është drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai cili në një prononcim për media tha se autorët do vendosen para ligjit.

f.t
Prej disa orësh në luftë me flakët, drejtori i
PAMJE NGA NGJARJA

DHËRMI-Në një njoftim paraprak nga Policia, njoftohej se zjarri në Dhërmi dhe Llogara, u përhap për shkak të një shkëndije elektrike, si pasojë e tensionit të lartë dhe po digjet një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

"Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre."-thuhej në njoftimin e Policisë.

Por si duket ka dyshime se ka qenë i qëllimshëm. Këtë e ka bërë me dije është drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai cili në një prononcim për media tha se autorët do vendosen para ligjit.

“Kemi pasur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora, fatmirësisht vatrat e zjarrit në Dhërmi i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë, pasi vendosem në lëvizje të gjitha strukturat ndërhymë edhe nga ajri me helikopterë.  Rreth 40 forca zjarrëfikëse, jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit, situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet, Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.

Zjarri është shuar, edhe pse jo plotësisht, nga zjarrfikësit si dhe me ndihmën e helikopterit Cougar, që bëri të mundur hedhjen e ujit nga ajri. Për shkak të erës, zjarri rrezikonte 30 banesa në zonën e Gjilekës. Por fatmirësisht, vatra u shua në kohë me ndihmën e helikopterit Cougar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB