Aktualitet

Zjarr edhe në Berat/ Rrezikohet përhapja e flakëve drejt pyllit, dyshohet i qëllimshëm

I favorizuar nga era, zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha. 

f.t
Zjarr edhe në Berat/ Rrezikohet përhapja e flakëve drejt pyllit,
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë,në Njësinë Administrative Velabisht në Berat. I favorizuar nga era, zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha.  Aktualisht situata është nën kontroll dhe zjarrfikësit janë duke monitoruar vatrat e zjarrit, për të mos lejuar riaktivizimin e tij.

Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katror, me shkurre, ferra e bar të thatë. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë situata në Llogara vazhdon të jetë problematike me zjarrin që është përhapur duke djegur sipërfaqe të mëdha tokë.

Poll

MOS HUMB