
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla duke folur në Kuvend për Projektligjin e Sistemit të Adresave u ndal tek operacioni i fundit i Policisë dhe SPAK, “Revanshi”. Sipas Ballës, ishte tepër e vështirë për autoritetet për të shkuar në adresa pasi ato ishin jo të duhura nga ato të deklaruara. Po ashtu, Balla paralajmëroi dhe kryetarët e bashkive. Ministri tha se për çdo rrugë e paemërtuar do të ketë gjobë për çdo kryebashkiak.
Taulant Balla: Rregullimi i emërtimi i rrrugëve. Hall i madh që duhet zgjidhur. Ka ardhur koha të zgjidhim dhe një pjesë tjetër atë të vendimmarrjes së emërtesave të rrugëve që është detyrim i kryetarëve të bashkive. Së fundi kemi pasur një operacion, tani më nuk është sekret tju them se ishte tepër e vështirë ose më mirë akoma nga informacione që kishin policia ka shkuar në adresa jo të duhura nga ato të deklaruara. Për çdo rrugë e paemërtuar do të ketë gjobë për çdo kryetar bashkie. Pas kësaj gjobat do të jenë 100–1 mijë fish./ZËRI