Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet Kallpaq-Janinë: Lejohen vetëm mjetet e vogla

Protesta e fermerëve të Greqisë pritet që të kulmojë në mbrëmje në Athinë

E.K
Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet Kallpaq-Janinë: Lejohen
Protestat e fermereve

GREQI- Policia Kufitare e Gjirokastrës njofton të gjithë qytetarët që janë nisur drejt Greqisë, se do të përballen me bllokime në aksin rrugor Kallpaq-Janinë, për shkak të protestës së fermerëve. Në këtë aks, duke nisur nga ora 10 e paradites së sotme, do të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq - Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

E gjithë Greqia pritet që të bllokohet sot nga protestat e fermerëve që do të kulmojnë në mbrëmje në Athinë. Fermerët nga të gjitha qytetet e Greqisë, në orët e vona të pasdites do të mblidhen në Athinë, ku dhe do të shpalosin kërkesat e tyre. Kjo protestë është në vazhdën e shumë revoltave të ngjashme në disa shtete të Europës, përfshirë dhe Italinë, Francën apo Gjermaninë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB