Aktualitet

Protesta kombëtare e opozitës, 18 të arrestuar, ndiqen penalisht disa deputetë

Ndër personat e arrestuar janë edhe individë të njohur për aktivitetin e tyre politik dhe aktivistë të tjerë të opozitës.

l.k
Protesta kombëtare e opozitës, 18 të arrestuar, ndiqen penalisht
Foto nga protesta e 24 janarit

TIRANË- Pas protestës kombëtare të opozitës që u zhvillua dje, Policia ka arrestuar 18 persona dhe ka proceduar penalisht 17 të tjerë, përfshirë figura të njohura të opozitës si deputetët: Klevis Balliu, Luçiano Boçi, Gazmend Bardhi dhe Ervin Minarolli.


Arrestimet dhe procedurat vijnë pas përplasjeve që ndodhën gjatë protestës, ku qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues demokratë kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Ndër personat e arrestuar janë edhe individë të njohur për aktivitetin e tyre politik dhe aktivistë të tjerë të opozitës.

Lista e të arrestuarve:

Ardian Lici

Anduel Lleshi

Alan Lika

Anastas Mema

Tomas Koja

Ergi Shkurta

Sali Saraci

Ervis Mirashi

Adrian Toli

Rei Hasko

Bledi Spaho

Eldison Huli

Alket Toska

Leonid Xhebexhiu

Besnik Bali

Elton Hoti

Roni Bizhoti

Hamza Cani

Përveç procedurave penale, Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim dy individë të tjerë që janë akuzuar për pjesëmarrje në protestë dhe dhunë gjatë përplasjes me forcat e rendit. Si pasojë e tensioneve janë lënduar disa protestues dhe punonjës të uniformave blu dhe janë dërguar mbrëmjen e djeshme për të marrë ndihmë mjekësore te Trauma./ZËRI

Poll

MOS HUMB