
TIRANË- Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për protestën që u zhvillua para SPAK më 12 shkurt, kur u caktua masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj. Policia shprehet se Garda e Republikës nuk ka kërkuar ndihmë, ndërsa bën me dije se atë dite kanë qenë të angazhuar 77 oficerë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe GJKKO kërkuan informacion ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore se përse efektivët nuk ndërhynë, kur protestuesit bllokuan rrugën, pasi doli nga ambientet furgoni që në të ndodhej dhe Veliaj.
AMP ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar dokumentet në sallën e menaxhimit në Drejtorinë Vendore për të konfirmuar nëse ka patur apo jo telefonata dhe kërkesa për mbështetje policore.
Më datë 12 shtator qindra mbështetës të Partisë Socialiste u mblodhën para kangjellave të Gjykatës së Posaçme duke protestuar kundër arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pjesë e tubimit ishin edhe personazhe publike. Që atë ditë opozita ngriti zërin duke kërkuar në protestat e tyre të vendosej gardhi rrethues. Por mesa duket të njëjtat pretendime ka edhe GJKKO dhe SPAK./ZËRI