
SHBA- Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë shtrirë edhe përtej Kosovës, me shqiptarë të mbledhur në një prej pikave më të njohura të New York Times Square.
Mbrëmjen e kaluar një grup shqiptarësh u mblodhën në zemër të qytetit pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me një total prej 81 vitesh burgim të katër ish-drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.
Pjesëmarrësit mbanin flamuj shqiptarë dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së ndërsa protesta u shoqërua edhe me këngë patriotike. Mes tyre ishte edhe kenga 'Mora fjalë' e cila u këndua në Times Square.
Përmes tubimit shqiptarët e mbledhur në New York shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Hagës dhe kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së./ZËRI