
Shqiptari i arrestuar
EKUADOR- Një shqiptar, i paidentifikuar me emër, është vendosur në pranga pasi tentoi të hynte në territorin e Ekuadorit pa vizë. Sipas mediave të huaja, shqiptari ka tentuar të hyjë nga Kolumbia në Ekuador në rrugë tokësore. Gjatë kontrollit, shqiptari nuk kishte me vete dokumentacionin e vlefshëm.
Sipas MPB-së, i huaji nuk ka mundur të justifikojë statusin e tij të emigracionit.
Edhe gjatë marrjes në pyetje, shqiptari nuk ka arsyetuar statusin e tij emigrues, gjë që ka motivuar papranueshmërinë e tij në përputhje me nenin 137, numër 6, të Ligjit Organik aktual për Lëvizshmërinë e Njeriut./ZËRI
Poll