Aktualitet

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Devijohet trafiku më 14-15 gusht, nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Sipas njoftimit, në kuadër të këtyre punimeve, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës.

zh.ll
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Devijohet
Plani i menaxhimit të trafikut

TIRANË- Qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës do të pësojë ndryshime mesnatën mes së premtes dhe të shtunës, 14 dhe 15 gusht. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në këto data, pargjatë fashës së orarit 23:00-05:00 do të vendosen trarët metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtyre punimeve, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. Ndërkohë, muk do të pengohet lëvizja drejt aeroportit të Tiranës.

Njoftimi:

Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.

Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Poll

MOS HUMB